Prej dy ditësh Gjirokastra është shndërruar në destinacionin e mjaft aktiviteteve të ndryshme që kulmohen në një të vetëm që quhet TRAKU-Fest ose ndryshe, Festivali i Trashëgimisë Kulturore.
Nisja e këtij festivali është shoqëruar me pjesëmarrje masive në Pazarin Karakteristik, i cili është gjallëruar si kurrë më parë.
Rryma të ndryshme muzikore nga punk, rock, jazz etj nga banda të ndryshme apo dhe nga Dj të ndryshëm, kanë performuar në qendrën e zonës historike duke gjallëruar rininë e pranishme.
Ajo që e bëri më të veçantë Traku-Fest, ishte dhe ardhja e një çifti që kurorëzohet po në këto ditë të zhvillimit të këtij aktiviteti që promovon vlerat e Gjirokastrës.
Për organizatorët pjesëmarrja tregon se tashmë me afrimin e rinisë në aktivitete të tilla synohet njohja e këtyre vlerave kulturore e historike si dhe traditës gjirokastrite.
Edicioni i dytë i këtij festivali i cili mbështetet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Bashkisë së Gjirokastrës, vijon me mjaft aktivitete të ndërthurura si ekspozita, panair kulinarie, sesione shkencore, udhëtime e vizita në banesa të ndryshme karakteristike, site arkeologjike etj e deri te koncertet e shumta në pika të ndryshme të qytetit.
”Nuk besoj se mund të ketë një hapësirë të dytë, ku në kaq pak kilometra katror njerëzit mund të gjejnë edhe kulturën e lashtë siç është Antigoneja dhe Adrianopuli në luginë. Edhe kulturën edhe gjithë trashëgiminë otomane në mënyrën se si është ndërtuar qytetit i Gjirokastrës dhe luftën e parë dhe luftën e dytë botërore, të cilat miku im Shkreli po organizon ekspozita në disa cepa të ndryshëm të pjesës së vjetër të lagjes së pazarit”,- u shpreh ministri Veliaj.
Aktivitetet që vijnë si një ndërthurje e të zhvilluar në zona të ndryshme të Pazarit Karakteristik dhe kështjellës së qytetit, janë ndjekur me mjaft interes jo vetëm nga banorë të rajonit jugor, por edhe nga turistë të huaj dhe banorë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit dhe trevat shqiptare.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18