Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)

Gjirokastër- Dy autobusë të mbushur me pasagjerë emigrantë shqiptarë të ardhur nga Greqia, u mbajtën për më shumë se 5 orë të bllokuar në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin e kontrabandës së vajit të ullirit dhe stekave me cigare.

Autoritetet informuan se, gjatë kontrolleve në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në pikën e kontrollit në Dervician, u ndaluan dy autobusë që operonin në linjat Tiranë-Kretë dhe Athinë-Gjirokastër. Gjatë kontrollit, Policia gjeti mallra të dyshuara kontrabandë, duke përfshirë 35 kuti medikamentesh, cigare, Nescafe, qumësht pluhur, vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk ishin deklaruar në pikën doganore të Kakavijes.

Për këtë arsye, u morën masa dhe u shoqëruan për verifikim shoferët e autobusëve, të cilët u proceduan penalisht për akuzat e kontrabandës me mallra që përfshijnë akcizë dhe mallra të tjera.

'Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusët Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 35 kuti me medikamente të ndryshme, disa steka me paketa me cigare, disa kuti me "Nescafe", qumësht pluhur , vaj ulliri dhe mallra të tjera, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit në Pikën Doganore të Kakavijes. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas (shoferët e autobusëve), për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga nenet 172 dhe 174 i Kodit Penal.' njofton policia.

Pasagjerët e autobusëve u transportuan në destinacionet e tyre nga autobusë të tjerë, pasi shoqëritë e transportit i morën ata në dorëzim.

Pasagjerët emigrantë shqiptarë kryesisht nga veriu, të cilët udhëtonin prej Greqisë në Shqipëri në këto dy autobusë, janë shprehur të revoltuar për gjithçka që po ndodhte prej pesë orësh me ta, pa u dhënë asnjë shpjegim nga ana e organeve policore rajonale të Gjirokastrës.

Me tone shumë të ashpra pasagjerët shqiptarë kanë kërkuar që të vijojë udhëtimi drejt destinacionit që kanë, ndërkohë që e cilësojnë këtë veprim policor të paprecedent, pasi malli ushqimor që kanë blerë nuk është në kufijtë e deklarimit doganor apo kontrabandë.

Ata pretendojnë se janë vetëm 7 bidonë vaji dhe 4 steka me cigare, kurse aksioni bëhet nga Krimi Ekonomik dhe Antidroga. 

"Po na torturojnë, na janë shqetësuar fëmijët, po na marrin nga Kreta. Na mbajnë kot këtu, kemi orë që udhëtojmë dhe na mbajnë këtu", shprehet e indinjuar një grua pasagjere. 

Gjithashtu në këtë situatë të krijuar, disa nga pasagjerët bëjnë thirrje që kompania të dërgojë një tjetër mjet transporti për të përfunduar udhëtimin e nisur. Pas më shumë se 5 orësh ata janë lënë të lirë.

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rolando: 08/12/2024 20:31

    Po pse ne dogan i lan apo leket×2 , pastaj ne dy aturobus ilacet i dergojm nga greqia se ne shqiperi jan te skaduara dhe ata qe kan ngelur ne shqiperi skan mundsi ti blejn, dhe gjynah vajin ua cojn njerzve tyre se skan mundsi ti blejn, nejse mme zor zbehet asgj, jeni ber per te ardhur keq, turp

    Përgjigju
  • Αντρέα: 07/12/2024 17:10

    Nuk shikoni fortigot qe hyjn e dalin pa cdoganim te bidesmeve antishqiptar politikan zyrtarve te tyre po shikoni autobzet qe Jan bakshishe për prinderit e emigrantve turp te kini për ndalimin e emigrantve turp qeveri skandaloze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër