Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë

Dy persona u kapën në pikën kufitare të Kakavijës në hyrje të Shqipërisë pasi ishin të shpallur në kërkim. Dorjan Deda 26 vjeç ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj nga Gjykata e Tiranës për plagosje me dashje.

Ndërsa Landi Lezi ishte i shpallur në kërkim pasi kishte thyer arrestin shtëpiak, masë e cila ishte vendosur nga GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

'Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kapën dhe u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: 

-D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

-L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi Stacioni i Policisë Memaliaj e kishte shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës