Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'

Gjithçka gati për "Miss Globe"<br />vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.

Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.

Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.

Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.

Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptaro­kanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

129/5
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij