Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
20/5
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.7%
-
Të gabuar
51.1%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 22053
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Bunkeri ku u gjet i vdekur lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
29 Shtator, 17:05
-
Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A
29 Shtator, 17:05
-
Alteo Hysi: Kremlini flet shqip, por me gënjeshtra!
29 Shtator, 16:53
-
Angli/ U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, vlera e kanabisit shkonte në 168 mijë paundë, lihet në burg 27- vjeçari shqiptar
29 Shtator, 16:46
-
Gjendet trupi i Nasrallah 48 orë pas vrasjes/ Kreu i Hezbollah u gjet i pajetë brenda një bunkeri
29 Shtator, 16:36
-
Aksidenti me vdekje në Pukë, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja! Makina e shtypur totalisht ra nga lartësia 50 metra
29 Shtator, 16:29
-
Vokshi denoncon arrestimin e Salianjit në forumin e grave të Partisë Popullore Europiane
29 Shtator, 16:28
-
Real kërkon të përfitojë nga humbja e Barçës, luhet sot derbi i Madridit! Celta barazon me Gironan
29 Shtator, 16:11
-
Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë
29 Shtator, 16:01
-
Mrekullitë e përdorimit të Aloe Verës, disa nga përfitimet e panjohura të saj
29 Shtator, 15:43
-
Veliaj dhe Spiropali tur blic në Qarkun e Tiranës: Sot jemi më afër se kurrë BE-së! Fitorja e radhës për rritjen më të madhe të pensioneve dhe rrogave
29 Shtator, 15:41
-
Serie A/ Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian, Napoli ka mundësi për kreun
29 Shtator, 15:29