Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
7/5
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54%
-
Të gabuar
41.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 13938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën
28 Shtator, 14:56
-
Dosja Babale/ Ervin Salianji në burgun e Fierit! Avokatët s’kërkuan dënim alternativ, presin vendimin e arsyetuar për të bërë rekurs
28 Shtator, 14:55
-
Lajmet për vrasjen e Nasrallah, Irani reagon: Gati për të dërguar trupa në Liban si më 1981, kemi nisur regjistrimet!
28 Shtator, 14:45
-
Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan (VIDEO)
28 Shtator, 14:29
-
Monika Kryemadhi në gjurmët e Ilirit, pas dënimit të Salianjit i futet palestrës: Më e fortë se dy javë më parë!
28 Shtator, 14:14
-
Salianji në burg, Berisha nuk i heq titullin 'drejtues qarku i Elbasanit': Pas 6 tetorit PD kalon vetëm në sulm! Përsërit kërkesën për qeveri teknike
28 Shtator, 14:11
-
Televizioni i Hezbollah e konfirmon, transmeton vargje nga Kurani: Nasrallah i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë!
28 Shtator, 14:00
-
Rama nga SHBA mesazh Iranit: Nuk dorëzojmë muxhahedët, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë
28 Shtator, 13:49
-
Lajçak takohet me Osmanin në Nju Jork: I çmoj rekomandimet e presidentes kosovare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit!
28 Shtator, 13:40
-
Historia e rrallë e familjes në Gjegjan të Pukës! Mrika Prendi: Në regjimin komunist ruajtëm në trarët e shtëpisë Ungjillin e Shenjtë
28 Shtator, 13:34
-
Pezë Helmes/ 28 vjeçarit i gjejnë arsenal armësh e parcelë me kanabis, arrestohet (FOTO)
28 Shtator, 13:28
-
Festivali i Serenatave, emblemat e muzikës korçare performojnë sonte te Pazari i Vjetër
28 Shtator, 13:20