Mbrëmë Rama u shkarkua nga detyra” tha të martën kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ku përsëriti akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.

Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me struktura kriminale, kontroll të paligjshëm mbi të dhënat e qytetarëve dhe përpjekje për të “shuar opozitën”, teksa paralajmëroi vazhdimin e protestave deri në largimin e Edi Rams dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Sipas tij, protestat e opozitës janë “një përballje jetë a vdekje” për demokracinë shqiptare.

“Misioni ynë është largimi i kësaj qeverie, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme. Duke falenderuar me mirënjohjen më të madhe të githë ata që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin. I ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojnë luftën, deri në përmbushjen e misionit.”, tha Berisha.

Berisha u ndal veçanërisht te zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke pretenduar se Rama po “blen kohë” për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

 “Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin lubi Ballukut sepse eshte vetë prapa akteve të kryera prej saj. Edi Rama po blen kohë. Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore që të nxjerrë gjithçka jaashtë përgjegjësisë ligjore. Kjo do të shënonte vdekjen e opozitës dhe asgjësimin politik të saj”, tha Berisha.

Kreu i PD-së sulmoi gjithashtu SPAK, duke e akuzuar për  “amnisti të qëllimshme elektorale” në shërbim të pushtetit. Sipas Berishës, dhjetëra kallëzime të opozitës nuk janë hetuar, duke minuar besimin e publikut te drejtësia.

“Në qoftë se SKAP-i nuk do bënte amnisti elektorale, këto s'do mund të ndodhnin më kurrë. Por SKAP-i është pjesë e Partisë Socialiste në axhendën elektorale” tha Berisha.

Berisha denoncoi edhe ndalimin e disa protestuesve pas tubimit të fundit para Kryeministrisë, përfshirë dy shtetas kosovarë që, sipas tij, ndodheshin në Shqipëri si turistë.

"Janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë”, tha Berisha.

Konferenca për shtyp u shoqërua me thirrje për përshkallëzim të protestave, ndërsa Berisha “ua la topin” në dorë mbështetësve që të vazhdojnë presionin ndaj qeverisë. Kreu i PD foli dhe për Ervin Salianjin për të cilin tha se nuk ka nevojë për një vendim pasi ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ka kaluar vijën e kuqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Berisha: Ervin Salianji ka kaluar vijën e kuqe! Nuk ka vendim për të se është vetëpërjashtuar

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për shtyp të ditës së sotme, foli dhe për Ervin Salianjin.

Ai tha se ish-deputeti ka kaluar vijën e kuqe dhe se është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike pa pasur nevojën e një vendimi.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.