Shkolla e re “Gjokë Doçi” në Mallakastër është gati të presë nxënësit. Pamjet nga godina e sapopërfunduar janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku sqarohet se gjithçka është gati për nisjen e mësimit.
Sipas tij, shkolla e re do të presë mbi 300 nxënës dhe mësues. Ajo është ndërtuar me klasa të reja, laboratorë dhe palestër moderne, sipas standardeve bashkëkohore.
Rama thekson se ky projekt është realizuar falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Mallakastër.
“Gjithçka gati në shkollën e re ‘Gjokë Doçi’ në Mallakastër, e cila do të presë mbi 300 nxënës dhe mësues në klasa të reja, laboratorë e palestër moderne, me standarde bashkëkohore, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Mallakastër”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
Komente












