“Gjithçka mbaron një ditë”, zemërthyer Silvester Stallone i jep lamtumirën Rockyt

“Gjithçka mbaron një ditë”, zemërthyer Silvester Stallone i jep lamtumirën Rockyt

Aktori Sylvester Stallone

Të gjithë e kemi ndjekur dhe e kemi dashur rolin e Rocky Balboas por ky personazh kaq i njohur nuk do të ekzistojë më. Vetë aktori Sylvester Stallone e ka bërë publike këtë gjë me anë të një statusi në profilin e tij në Instagram.

“Po e ripostoj këtë gjë sepse pata një problem teknik. Dua thjesht të falënderoj të gjithë njerëzit anembanë botës që e kanë ndjekur familjen e Rockyt për më shumë se 40 vite. Ka qenë një privilegj për mua që të krijoja dhe të luaja një personazh të tillë.

Edhe pse më thyhet zemra, gjerat duhet të kalojnë dhe të mbarojnë një ditë. Ju dua shumë dhe gjëja më e bukur është se Rocky nuk do të vdesë kurrë, ai do të jetojë gjithmonë në zemrat tuaja,”- shkruan Stallone krahas një videoje të shkëputur nga filmimet e “Creed II”, i cili u publikua në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar.

Postim i bërë nga Sylvester Stallone në Instagram 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë