Gjithçka Online vetëm në 6 Hapa – Instant Cash

Gjithçka Online vetëm në 6 Hapa – Instant Cash

Ritmet e shpejta të zhvillimeve teknologjike dhe risitë digjitale e “imponojnë” tregun të ndjekë të njëjtat ritme zhvillimi për të siguruar sukses.

Operatorët e sistemit bankar në vend, janë gjithashtu në të njëjtën linjë konkurence produkti, shërbimi dhe mënyre e formë operimi. Por, teksa bankat përpiqen të kalojnë në hapa zhvillimi teknologjik e digjital,vihet re një “stepje” nga klientët për t’iu besuar platformave elektronike, duke preferuar ende  të marrin shërbimet në formën klasike , pranë degës bankare.

Tirana Bank, me qellim maksimalizimin e kënaqësisë së klientelës ndaj produkteve e shërbimeve të saj dhe përzgjedhjes së mënyrës më të mirë për ti ofruar, së fundmi ka promovuar jo rastësisht , në formë digjitale, një nga produktet e saj  ekzistues ”Instant Cash”.

Instant Cash është një shërbim që i referohet një targeti të gjerë individësh. Është lehtësisht i përdorshëm dhe me përfitim të menjëhershëm , i cili  përcillet qartazi dhe në vizualin e promovimit të tij,  nën emërtimin : Gjithçka online në vetëm 6 hapa”

Tirana Bank , ndër të paktat banka në vend, që ofron një limit tërheqje ditore deri në 75.000lekë/ditë në ATM, nëpërmjet platformës elektronike online , mundëson kalimin e shumave të caktuara, në moment , pranë një miku, të afërmi apo shoku, që jo domosdoshmërisht është klient i Tirana Bank, vetëm me një KOD ne SMS.

Cdokush, qoftë apo jo,  klient i Tirana Bank  dhe që i dergohet nga i afërmi e miku ky Kod, mund të tërheqë,  shumën e alokuar në çast, pranë ëdo ATM Tirana Bank, vetëm duke vendosur KODIN në SMS.

I gjithë ky proces vetëm në pak minuta dhe pa pasur nevojë që asnjëra palë të paraqitet në degë.

Tirana Bank, Këtu për ju! Këtu, duke treguar në çdo moment, se si pjesë e një grupi të madh, Tirana Bank , po rritet çdo ditë!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha