Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit kanë sjellë sfida të reja për sistemin bankar.

Strategjia konkrete e Tirana Bank, për të qenë në sinergji të plotë me zhvillimet teknologjike, konsistoi ndër të tjera dhe në ndërtimin e një website të ri që do të përmirësojë eksperiencën konsumatore, duke lehtësuar përdorimin e faqes zyrtare të Bankës dhe marrjen e shërbimeve në tërësi, nëpërmjet përdorimit të saj.

Projekti pati vëmendjen e veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, z.Dritan Mustafa, si edhe angazhim e koordinim shumë të mirë të të gjitha departamenteve të Bankës .

Website i ri, që me kënaqësi po e prezantojmë sot, nuk është vetëm një imazh i ri i faqes sonë zyrtare, por edhe një mjet i domosdoshëm për të optimizuar maksimalisht, kapacitetin e Bankës dhe cilësinë e shërbimit në tërësi.

Koncepti kreativ i përzgjedhur bazohet në ngjyrat korporative të Tirana Bank dhe stili i saj modern e bën akoma më tërheqës vizualisht.

Ritmet e përdorimit të SMART Phone janë rritur ndjeshëm, aq sa operimi dhe marrja e shërbimeve bankare në këtë formë u kthye në një nga objektivat tona kryesore në këtë projekt. Ndaj sot kemi një faqe lehtësisht të aksesueshme edhe në  “mobile version”, po aq sa  në formën klasike.

Internet Banking dhe aplikacioni përkatës, në këtë platformë mund të aksesohet në mënyrë direkte, duke pasur mundësinë edhe të opsionit të shkarkimit në aplikacionet Android dhe iOS .

Ndërtimi i faqes së re në fokus së saj kishte lehtësitë e marrjes së shërbimit nga klienti ekzistues, por pa harruar komoditetin dhe mirë-orientimin brenda faqes, të një klienti të ri.

Për të gjithë klientët tanë, të cilët kërkojnë të kenë më shumë informacion mbi pozicionimin e ATM-ve dhe degëve , faqja e re ofron hartën e klikueshme dhe të përditësuar.

Besojmë se kemi arritur të konkretizojmë synimin dhe objektivat e këtij projekti, por sigurisht nuk ndalemi këtu!

Tirana Bank po ecën në linjë me zhvillimet teknologjike dhe shumë shpejt do t’iu njohim me të tjera risi !

Tirana Bank, këtu për ju!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë