Gjithçka që duhet të dini për
dasmën e Princ Harry dhe Markle

Gjithçka që duhet të dini për<br />dasmën e Princ Harry dhe Markle<br>
Ka spekulime për gjithçka nga ku dhe kur do të bëhet dasma mbretërore nëse njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin një ditë pushimi për dasmën e Princit. Këto janë gjithçka që ju duhet të dini rreth dasmës të vitit të ardhshëm mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Kur do të bëhet dasma mbretërore në 2018?

Pallati Kensington njoftoi të martën se data e martesës mbretërore të princit Harry dhe Markle është vendosur për në maj të vitit 2018, edhe pse një ditë e saktë ende nuk është publikuar.

Ku do të mbahet dasma mbretërore?

Princi Harry dhe Markle do të martohen në Kështjellën  Windsor  të St. George’s Chapel, e cila daton në shekullin e 15 dhe ka qenë shtëpia e dasmave të familjes mbretërore duke përfshirë xhaxhain e Harry, Princi Edward dhe kushëriri i tij i parë, Peter Phillips.

Në vitin 2011, Princi William dhe Kate Middleton u martuan në Westminster Abbey në Londër.

Kush do të marrë pjesë në martesën mbretërore?

Mbretëresha do të marrë pjesë në martesën e Princit Harry dhe Markle në vitin 2018. Megjithatë, ende nuk dihen shumë të dhëna për listën e mysafirëve të dasmës mbretërore. Disa kanë spekuluar se ish-Presidenti Barak Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama mund të marrin një ftesë për shkak të marrëdhënieve të tyre të mira me Princin Harry dhe Princin William, raportoi Neësweek.

A do të jepet në televizor dasma mbretërore?

Princi Harry dhe Markle nuk kanë zbuluar detaje nëse dasma e tyre mbretërore do të transmetohet. Sidoqoftë, në vitin 2011, 23 milionë shikues nga Uashingtoni ndoqën dasmën mbretërore të Princit William dhe Middleton, dhe në vitin 1981, 17 milionë shikues ndoqën dasmën mbretërore të Princit Charles dhe Princeshës Diana.

A do marë nënshtetësinë britanike Meghan Markle?

Markle do të jetë amerikanja e parë që do të martohet me një anëtar të familjes mbretërore britanike që kur mbreti Edward VIII nisi një marrëdhënie me Wallis Simpson, që përfundoi në divorc, në vitet 1930. Markle do të bëhet një qytetare britanike, tha në një deklaratë të martën Pallati Kensington, dhe ajo do të pagëzohet dhe konfirmohet në Kishën e Anglisë para dasmës mbretërore në vitin 2018.

A do jetë pushim për britanikët dita e dasmës?

Dasma e vitit 2011 midis Princi William dhe Middleton u shpall ditë feste, që do të thotë një ditë pushimi i paguar në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Sidoqoftë, pasi Princi Harry është vetëm i pesti në fron për fronin, së shpejti do të jetë i gjashti pas lindjes së një fëmije të tretë të Princit William dhe Middleton, nuk ka gjasa që në ditën e dasmës mbretërore në vitin 2018 të lejohet ditë pushimi, do të jetë një ditë normale pune.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

44/3
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump