Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Bled me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović.
Pas takimit, Hoxha shkroi në rrjetin X se dy palët konfirmuan marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë në NATO dhe vende që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.E ndërsa ccështjet e sigurisë janë kryefjalë e gjeopolitikës, pas akuzës zyrtare që Gjermania i bëri Rusisë për sulm kibernetik, Ministri Hoxha ka një mesazh për Europën.
“Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor" tha ai në një postim në rrjete sociale, duke konfirmuar nga ana tjetër që Shqipëria do të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin.
"Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë" shtoi ai.







Komente
Komento