Gjithë familja në skenë, ju tregojmë projektin që do të bëjë bashkë Yllka Mujon me fëmijët e saj

 Padyshim mund të themi se ky është momenti i Amosit! Është kthyer në një ng aktorët e teatrit më të dashur për publikun me shfaqje të njëpasnjëshme shumë të suksesshme që po ngjit në skenë. I ardhur nga një familje artistësh që kanë dhënë shumë për artin shqiptar, Amos Muji Zaharia, pasi ka provuar magjinë e skenës me mamanë e tij, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo thotë se ky është momenti për të sjellë në skenën e teatrit një shfaqje që do t’i bëjë bashkë: Yllka Mujon, Amosin dhe Elian!

Mamaja na ka dhënë një liri absolute të dyve për të zgjedhur, edhe mua edhe Elias.  Kemi bërë një projekt që nuk ka dalë akoma, shfaqje teatri, të tre së bashku si në jetë: yllka nëna, Elia motra dhe unë vëllai, vetëm se ajo është një ‘histori makabër’, ku nëna dhe vajza vrasin djalin, sepse nuk e dinin që ishte djali, nëna dhe motra ushqeheshin duke vrarë klientët e hotelit që kishin, nuk kemi patur mundësinë t’ia shfaqim publikut por do të vijë në një të afërt shumë të shkurtër”, thotë në ‘Rreze Dielli’ Amos Mujo Zaharia.

Amosi thotë se me të motrën Elian, në pjesën e aktrimit janë të ndryshëm, kanë karakteristikat e veta dhe kjo për të është gjë e mirë pasi sjell diversitet. Për herë të parë Yllka Mujo dhe fëmijët e saj i kemi parë së bashku në skenën e Këngës Magjike.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin

‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin