102 shfaqje! Amos Muji Zaharia: Komedia ‘Boeing Boeing’ ka dalë nga kontrolli

‘Boeing Boeing’ është një komedi që po thyen rekordet! Plot 102 shfaqje të aventurave dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe sjellë nga kasti i aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fidhi.

Amosi thotë se nuk kishte menduar që shfaqja do të kishte këtë sukses, por çelësi i gjithë kësaj, është fryma e duhur e bashkëpunimit mes aktorëve.

U nisëm për të bërë një shfaqje dhe menduam se do kishte kurbaturën e vet, do shkonte diku 25 shfaqje dhe do venitej sic ndodh në përgjithësi me shfaqjet e teatrit rëndomtë, kurse kjo shfaqje na doli nga kontrolli. Ne i kemi shtuar shumë roleve, batutave dhe gjithmonë në ndryshim. Shfaqjet janë në ndryshim nga njëra tjetra, jam brenda konizimit duke i dhënë ngjyra.  Kemi dhënë 102 shfaqje, do jetë e 103.”, thotë aktori.

Amos flet dhe për marrëdhënien me Gentian Zenelin dhe thotë se ka një kimi mes tyre dhe kjo gjë reflektohet edhe në skenë, pasi sipas tij kasti i aktorëve të ‘Boeing Boeing’ kanë një dashamirësi mes njëri-tjetrit që rrit edhe suksesin e shfaqjes.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës