Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe epitetin e një kampioneje. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion.
Klodiana Shala erdhi në “Esencë’ në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Ajo e kujton veten si një fëmijë çapkën dhe energjik ndërsa lidhja me sportin e ka shoqëruar që prej kohës së shkollës. Më vonë talenti i saj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, por Klodiana rrëfen se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti sikundër duhet ta ketë një sportist.
Motivi dhe pasioni që kishte për të bërë përpara në sport e ka ndihmuar të tejkalojë çdo vështirësi gjatë viteve.
Një prej momenteve të vështira në karrierën e saj ishte tërheqja nga atletika për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale nga dëmtimet në pistën e stërvitjes, Kushtet e vështira të stërvitjes ndër vite patën këtë pasojë, megjithatë atletja Klodiana Shala kur kthehet pas, e kujton rrugën e saj në sport si një mision të kryer. Ajo kujton marrëdhënien e ngushtë dhe përmbushëse me të atin, prej të cilit ka marrë shumë tipare karakteri.
“Im atë ka qenë njeriu me të cilin kam ndarë çdo gjë timen”-tregon ajo.
Një pjesë e jetës së saj ka qenë edhe përfshirja në politikë dhe për shkëputjen e shpejtë ,Klodiana thotë se ishte pasojë e kompromiseve që nuk bën dot për hir të politikës. Ndërsa përditshmëria dhe jeta e saj është e lidhur ngushtë me kafshët, një dashuri pa kushte që ajo e ka jetuar në praninë e tyre, në çdo fazë të jetës së saj.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 4867
Lajme të tjera
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time
17 Mars, 20:27
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Klodiana Shala: Ish-burri im është sot krah Luiza Gegës! Reagon atletja: E bën për të patur vëmendje! Flet për një histori që është mbyllur vite më parë, më duket e ulët
25 Shkurt, 17:20
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19
-
Poeti Agim Doçi i revoltuar nga portalet: Jam kundër të gjithëve, ja çfarë kam thënë për Luiz Ejllin
22 Shkurt, 21:15
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt, 21:33
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt, 20:43