Ishte e regjistruar në emër të nënës, GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

Ishte e regjistruar në emër të nënës, GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

Klea Gjata

GJKKO ka marrë vendimin për ti kthyer makinën e sekuestruar Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhisë, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi. Gjithashtu edhe masa e sigurisë ndaj Gjatës është ndryshuar, nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Klea Gjata u arrestua në kuadër të megaoperacionit ‘Kurrë mos harro’ që çoi në pranga 12 persona të grupit kriminal të Laert Haxhisë pjesë e së cilës ishte dhe e dashura e tij.

Makina e sekuestruar më 1 tetor 2023, që iu rikthye Gjatës ishte në emër të nënës së saj.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh.

Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni