Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.
Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohorë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.
Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte (17 shtator) e cila zgjati më shume se dy orë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
SPAK iu deshen 4 vite hetim për të përpiluar dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. i cili aktualisht vijon të jetë kardiolog në këtë spital.
Sipas SPAK Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT. Gjithashtu iu sekuestruan 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)