Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për Dritan Shkëmbin, i cili u ekstradua nga Dubai të martën.
Dritan Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai është një nga 11 personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit të ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, tek mbikalimi i Shkozëtit, ku u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoj, aktualisht deputet i PD-së, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, dhe Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, i cili humbi jetën në spital një javë pas atentatit.
Dritan Shkëmbi i shpallur në kërkim nga SPAK, njihet si anëtar i bandës së Plaurent Dervishajt, i shpallur në kërkim pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Plaurent Dervishaj.
Komente










