Gjykata e Posaçme rrëzon prokurorin e SPAK, Klodian Braho: Rihetoni tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin

TIRANË - Gjykata e Porsaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendos të mos pranojë kërkesën e Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës në vitin 2009. Gjyqtarja Miljana Muca i kërkoi prokurorit të SPAK, Klodian Braho, të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit. Sipas gjyqtares hetimet e SPAK, prokurorisë së posacme kundër krimit dhe korrupsionit nuk janë të plota dhe duhet rihetuar nëse ka pasur apo jo korrupsion të gjyqtarëve

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, dyshimet janë për kryerjen e veprës penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe shpërdorim të detyrës. Pas një viti hetimi dhe zgjatje dy herë të hetimeve iu drejtua gjykatës për pushim. Kjo kërkesë e SPAK u rrëzua ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme të vendosë se çfarë veprimesh do të kryejë për këtë dosje.

Gjyqtarët Skënder Damini dhe Petrit Aliaj 

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm, dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie. 

Më 3 shkurt 2019, tre gjyqtarëve të Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë iu kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Paratë, sipas hetimit të prokurorisë, rezultuan se ishin të djalit të tij nga aktiviteti i biznesit, ndërsa fishekët thanë burime për Report Tv i përkisnin armës që gjyqtari kishte pasur me leje dhe e ka dorëzuar në polici. Për fishekët e pa dorëzuar, procedimin penal SPAK e ka transferuar në prokurorinë e Tiranës.

Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale. Ata kanë shtuar se vendimi është marrë në zbatim të ligjit dhe se nuk kanë marrë asnjë kërcënim. 

Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërkesës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy gjyqtarët nga trupa me 5 anëtarë që votuan për lënien në fuqi të dënimit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim. Ky është vendimi i parë kur SPAK rrëzohet në gjykatë me një kërkesë për pushim hetimesh dhe pritet tashmë të shihet se si do të veprojë prokurori Braho.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tipi: 06/01/2020 16:54

    Asgje nuk kane per te zbuluar per korrupsion. Se mos I marrin leket ne publik keta, nese I kane marre. Le ti hetojne per shkelje procedure

    Përgjigju
  • xhevi shkoder: 06/01/2020 16:13

    Prokuror si ky sduhet me Ken fare ne spak. Te fala reformes se leshit

    Përgjigju
    • Fredi: 06/01/2020 18:00

      9 vjet e ka kontraten me spak prokurori. Ben ca nderesh do. Suksese ne jete klp

  • adi vlore: 06/01/2020 16:09

    Po ket prokurorin Braho kush do ta hetoje per kete rast apo ishte urdher nga nalt me mbyll dosjen. Kush e gjen......

    Përgjigju
  • daku: 06/01/2020 16:04

    Aahahahhaaa ky qenka spak i famshem? Mire e ka fillu. Ky prokurori duhet te mbaje pergjegjesi per punen e vet surogato.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…