GJKKO pranon kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.
Me kërkesë të prokurorit të SPAK, seanca është shtyrë për më 19 mars për paraqitur konkluzionet përfundimtare. Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.
Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.