Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte në seancën gjyqësore që u mbajt në GJKKO. Shkalla e parë e gjyqësorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqësore.
Kjo kërkesë erdhi pasi, mbrojtja ligjore e ish ministrit pretendon se audiot e seancave nuk përputhen me procesvarbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë kryesorë. Seanca e radhës u la në datën 11 dhjetor.
Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.
Komente










