GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimet ndaj Adriatik Llallës për fshehje pasurie, është dënuar një herë për të njejtën vepër

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke pushuar çështjen e ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje të ardhurash.

Ish kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje te ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje, SPAK  ka kërkoi pushim te këtij hetimi. Për të njëjtën akuzë, Lalla është dënuar me 2 vite burg dhe si e tillë nuk mundesh të dënohesh dy herë për të njëjtën akuzë.

Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg si dhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike, me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive" i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga. 

Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij, ndërsa pas 2 muajsh i shpallur në kërkim, ai u arrestua 12 dhjetor nga autoritetet italiane në Romë.

Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, e nëse kjo kërkesë do të konfirmohet atëherë atij nuk do t'i vihen prangat, nuk do të ekstradohet e për pasojë arrestimi i tij do të mbetet në letër. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë