SPAK: Fredi Beleri të dënohet me 2.6 vite burg! 4 vite shërbim prove për bashkëpunëtorin Kokaveshi

Tirane- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe 2 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin. Duke marrë parasysh gjëndjen shëndetësore e familjare kërkuan që ky dënim të pezullohet ne 4 vite shërbim prove.

Provat e SPAK
Në seancën e sotme dy prokurorët e SPAK, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, lexuan konkluzionet në 60 faqe material duke i kërkuar GJKKO-së t'i shpallë fajtorë për korrupsion në zgjedhje. Si provë SPAK thotë se janë pamjet filmike të takimeve të Fredi Belerit me bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe komunikimet me të përmes telefonit dhe bisedat në përgjime ambientale. Bëhet fjalë për blerjen e një vote për 5 mijë lekë, dhe 40 mijë për 8 vota,shumë që i ka dhënë Pandeli Kokaveshi Arsen Ramës. 

Deri në këto momente telefoni i Fredi Belerit nuk është hapur pasi vetë ai nuk ka pranuar të japë kodin, por komunikimet janë zbërthyer nga telefoni i bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe vëllait të këtij të fundit që është takuar nga Fredi Beleri. Madje Beleri ka komunikuar me të dhe i kërkuar numrin e telefonit të Arsen Ramës për ta ndihmuar për të siguruar votat për bashkinë e Himarës. SPAK vinte në dispozicion dhe DVR-të e pamjeve filmike, përgjimet ambientale e telefonike që sipas tyre vërtetojnë veprën penale të shit-blerjes së votave për të cilat i kërkuan GJKKO-së ta shpallin fajtor Fredi Belerin e truprojen e tij, Kokaveshi.

Beleri akuzon gjyqtarin
Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancën e sotme dhe në fillim të saj bëri një deklaratë ku akuzoi kryetarin e trupit gjykues Erjon Çela për njëanshmëri në gjykim dhe se 'ka vepruar me urdhra politikë'.

Sipas Belerit, gjyqtari nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e bëra nga ai dhe avokatët mbrojtës.  Ndër të tjera akuzoi kryeministrin Rama dhe përmendi dhe pronar mediash që sipas tij kanë qenë të interesuar për tu dënuar.  Kryetari i trupit gjykues Erjon Çela në fund të seancës iu përgjigj se kërkesat e Belerit ishin shqyrtuar dhe se vendimet ishin marrë nga trupi gjykues. 

Jashtë gjyqit avokati Geni Xhyzari thotë se po përpiqet të dënohet Beleri pa prova. Ai pretendon se SPAK nuk ka pasur takim të Fredi Belerit me bashkëpunëtorin e drejtësisë.  

"Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një fabul e ndërtuar shumë keq. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. I gjithë procesi është i ngritur mbi dëshminë e dy vëllezërve të dënuar" tha avokati Geni Xhyzari

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Seanca radhës kur do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse u caktuan në 28 shkurt ora 14.30. Më pas i takon GJKKO të japë vendim. 

Arrestimi i kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, shërbeu si një shkëndijë për të ftohur marrëdhiet e Athinës, ndërsa vjet u shoqërua me pasoja, për nisjen e bisedimet për grup kapitujt e parë me Bashkimin Europian. Greqia u hakmorr, duke përdorur veton e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
VIDEO/ Aktivisti tentoi të djegë flamurin e Vorio-Epirit në sy të Vangjel Dules, shoqërohet në polici

Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë deklaruar sedo të djegin flamurin e “Vorio-Epirit” në momentin që do të mbërrinte në SPAK kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, në një kohë kur pritej të niste gjyqi për Fredi Belerin. Ngjarja është parandaluar nga policia. 

Policia ka mbërritur para ambienteve të SPAK përpara se të mbërrinte Dule dhe ka shoqëruar menjëherë të riun duke mos e lejuar të kryejë aktin që kishte paralajmëruar.

Kreu i PBDNJ ka qenë i pranishëm edhe në seancat e shkuara ndaj kryebashiakut të zgjedhur të Himarës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 14/02/2024 09:05

    Nuk digjen flamujt kot se koti, ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Dobra dobra: 13/02/2024 23:20

    Ore ate djalin e arrestuan sa per sy e faqe siç thote populli. Meqenese kishte dhe kamera duhet te reagonin. Besoj se djali eshte ne shtepi tani ske ska per cfare te akuzojn. Ketij belljerit mirë ja ben aty me burg sjan asgje 2.6 muaj burg, kalojn shpejt.

    Përgjigju
  • Thoma Bollano: 13/02/2024 20:10

    Na turperove XEIMARAN more Fredi.PISO MALAGA

    Përgjigju
  • Olsi: 13/02/2024 19:57

    PSE E ARESTUAN ATE DJALIN?SEPSE DOGJI NJE FLAMUR QE ZYRTARISHT NUK E NJEH SHTETI?

    Përgjigju
  • linja5: 13/02/2024 19:44

    Po pse se dogje ore surrat rriqebull, apo s'të shkrepi çakmaku...

    Përgjigju
  • Enio: 13/02/2024 16:55

    Lirojeni djalin mire beri po ai se djegu

    Përgjigju
  • Baçi: 13/02/2024 16:29

    Ore doni te ka kthejnë shqiptaret me operacion fshesa. Çbeni keshtu. Lirojeni halenë

    Përgjigju
    • Jani: 13/02/2024 18:34

      Nuk ka më operazione fshesa.Iku ajo kohe.Grekeve u Ka mbetur bishti i fsheses ne b...

    • Kaçi: 13/02/2024 16:50

      Do ua rruaj... shqiptarve. Haleja e ka vendin te burgu

    • Raqi: 13/02/2024 16:34

      Pse nuk e bëjnë?

  • 12345: 13/02/2024 16:00

    Bejleri trim mbi trimat ...

    Përgjigju
  • Erdogani: 13/02/2024 14:53

    Bejler bir. Të thashë mos u hiq si grek

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 13/02/2024 14:29

    cfare akuze... dogji nje lecke qe nuk e njeh kush si flamur, mos eshte shtet vorioepiri, mos ka ambasade... kush do beje note proteste apo Greqia e atehere I bie we mbron tezat shoviniste... I bie tani te arrestohesh nese djeg flamur me kryq te thyer!

    Përgjigju
    • Lui: 13/02/2024 21:49

      Fiks këtë doja të shkruaja edhe unë. Me çfarë akuze e ka shoqëruar policia atë që dogji një copë leckë?

    • Lala: 13/02/2024 16:40

      Shum e sakte.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare