Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për intereat e tij.
“Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demorkacinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.
Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama. Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”- u shpreh Dule.
Lajmi kryesor:
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit! Deklarata e tij: Po vononi procesin! Prezente ambasadorja e media greke
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
5 Nëntor, 17:24
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Dritan Hila: Mësimi që na dha Fred Beleri!
1 Nëntor, 11:58
-
Ylli Pata: Shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gazment Bardhit, kur BE flet shqip
30 Tetor, 21:16
-
Himarën e fitoi duke bërë fushatë me PD në gjuhën shqipe, por në takimin e eurodeputetëve Beleri vë kufje për të dëgjuar Ina Zhupën me përkthim! Ka harruar gjuhën?
30 Tetor, 18:36
-
Zbardhen Amendamentet që PS-ja i pranoi Fredi Belerit! Të parat u aprovuan, 3 të fundit u riformuluan me bashkëdakordësi, por PD refuzoi
30 Tetor, 15:48
-
Berisha mori në mbrojtje Belerin, mbështetësit komentues e 'masakrojnë' në FB: Turp, ai është antishqiptar, po gërryeni PD-në me mbrojtjen e tij!
30 Tetor, 15:05
-
Hodhi kos e vezë drejt Fredi Belerit, shoqërohet në polici qytetari
30 Tetor, 12:10
-
I hodhën kos e vezë/ Greqia merr në mbrojtje Fredi Belerin: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët! Shoqërohet në polici njeriu që e goditi
30 Tetor, 11:38
-
Artan Lame: S'bëhet shteti me Avni Rustem a me Vasil Laç
30 Tetor, 09:23
-
Mero Baze: Opozita duhet të gjej udhëheqës të tjerë, jo popull tjetër
30 Tetor, 07:22