GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, refuzon kthimin e telefonit e dokumentacionit, të sekuestruar nga SPAK

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, refuzon kthimin e telefonit e dokumentacionit, të sekuestruar nga SPAK

Agjentët e BKH-se ne banesën e Veliajt, 6 dhjetor 2024

GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt për kthimin e telefonit disa pajisjeve e dokumentaciot të marrë nga Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit të bërë në datë 6 dhjetor.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri. Ndërkohë seanca vijon për vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Ndërkohë që një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre, kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar një datë se kur do të mbahet seanca.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tirana 'paralizohet' nga trafiku, radhë të gjata mjetesh

Tirana 'paralizohet' nga trafiku, radhë të gjata mjetesh