Gjobë rrugës së kombit
Qeveria: S’paguan TVSH

Gjobë rrugës së kombit<br />Qeveria: S’paguan TVSH
Burime nga Avokati i Tatimpaguesve bënë të ditur dje se kompania, që për tre vjet me rradhë ka shënuar xhiron më të lartë vjetore ndër gjithë VIP-at në vend, Bechtel-ENKA, ndërtuesi i “Rrugës së Kombit” është gjetur me shkelje për mospagim të detyrimit të TVSH-së dhe i është prerë një fletë gjobe në masën 2 milionë dollarë. Pasi u skualifikua këtë vit në tenderin për ndërtimin e segmentit Tiranë-Elbasan, ku përfshihet edhe tuneli, kompania merr kështu “shuplakën” e dytë brenda një kohe të shkurtër, pasi kishte qenë e privilegjuara e pushtetit ekzekutiv gjatë vitete kur ndërtoi segmentin Rrëshen-Kalimash. Në atë kohë, ka qenë ministri Bode, i cili iu është përgjigjur akuzave të opozitës se shteti po hiqte dorë nga të ardhura të mëdha, duke i anuluar TVSH-në Bechtelit, me shprehjen se “nuk ka pse shteti t’i vejë taksë vetvetes”.

Shifra prej 200 milionë lekësh të reja është e konsiderueshme dhe pritet të kalojë në sistemin e ankesave, por këto kalojnë gjithnjë pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, para se të përfundojnë në procese të gjata gjyqësore. Sipas Procedurave Tatimore, sidoqoftë, kompania duhet të paguajë një pjesë të mirë të gjobës, që të fitojë të drejtën ta ankimojë atë.

Kompanisë Bechtel, pas së cilës qendronin autoritete shtetërore amerikane, i janë bërë të gjitha privilegjet e mundshme deri tani nga ana e qeverisë Berisha. Asaj i është kërkuar zyrtarisht që, madje, të shkelë edhe rregullat
teknike për të përfunduar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 tunelin, gjë që u arrit, por mes protestave të drejtuesve teknikë të kompanisë. Dukej
se Berisha ishte i gatëshëm të paguante çdo çmim për realizimin e këtij segmenti, duke filluar nga tarifa shumë të larta të njohura nga shteti për koston e ndërtimit, me materiale ndërtimore disa herë më të shtrenjta se në tregun e lirë. Por, pas mbarimit të rrugës, tani ka dalë në pah një tjetër problem: mirëmbajtja, e cila ka një kosto prej disa milionë eurosh në vit. Sipas kontratës, edhe për dy vjet pas mbarimit të punimeve, do të jetë

Bechteli që do të përgjigjet për mirëmbajtjen, por nuk dihet në se janë akoma në fuqi apo jo këto klauzola. Ndërkohë, ka qenë vetë kryeministri, i cili, pasi mohoi për shumë kohë dhënien e rrugëve me koncension, pranoi, në maj të këtij viti, se në rrugët nacionale, duke filluar nga ajo Durrës-Kukës, Tiranë-Fier, etj, së shpejti duhet të vendosen "trarët". Pra, për të
kaluar në to, çdo automjet do të detyrohet të paguajë një tarifë të caktuar, në vartësi të kilometrave të përshkuaara apo tonazhit të një automjeti. Këtë lajmërim e bëri vetë kryeministri Berisha, në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave. "Zoti ministër i Punëve Publike, - iu drejtua ai Olldashit - në
katërvjeçarin që shkoi u ndërtua vepra më e madhe publike në historinë e këtij vendi. Ne e ndërtuam atë, por atë e ndërtoi 'Bechtel&ENKA'. Ky vend nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e saj", deklaroi kryeministri.

Shteti shqiptar ka vendosur kështu të penalizojë edhe më të privilegjuarën
ndër kompanitë e huaja, që, sikurse e pranoi Berisha, ndërtoi rrugën më
të rëndësishme në planet e qeverisë. Por, sikurse shton ai, "ne e ndërtuam atë", pavarësisht se "e ndërtoi Bechteli". Pra, shteti mban të drejtën e gjobitjes, sidomos pasi ka kuptuar se çfarë shpenzimesh ka bërë në të vërtetë për këtë rrugë dhe cilat janë pasojat e borxheve, që u morën për të, tani, kur e gjithë bota është në krizëdhe bankat kërkojnë shifra të mëdha për kamatat e kredive tregtare, të marra me shpejtësi vitet e kaluara. Janë këto kredi, që ndikuan kryesisht në rritjen e borxhit publik të vendit shumë pranë kufirit ligjor të 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifër, që, sipas ekpertëve të ndryshëm, është tejkaluar me kohë. Kjo masë drastike, ndoshta, paralajmëron një valë gjobash për të plotësuar të ardhurat buxhetore, që po pakësohen muaj pas muaji

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS