Gjoba 300 mijë $, burg Aleks Lalës
familja e pengut merret në mbrojtje

Gjoba 300 mijë $, burg Aleks Lalës<br />familja e pengut merret në mbrojtje
TIRANË - “Arrest me burg”, ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për Aleks Lalën, i cili akuzohet për gjobëvënien prej 300 mijë dollarësh, pas pengmarrjes së një të riu nga Fieri në Londër, Angli. Ndërkaq, policia ka marrë në mbrojtje, familjen e Diko Hazizajt në Fier.
 
MASA E SIGURISË TE KRIMET E RËNDA
Në një seancë me dyer të mbyllura Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Aleks Lalën personin i cili kërcënonte me gjobën 300 mijë dollarë familjen Hazizaj në fshatin Peshtan të Fierit.

Ka qenë gjykatësi Bardhyl Dhamo ai i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vlersuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Lalës dhe caktimin për tij të masës së sigurisë arresti me burg.
 
POLICIA MERR NË MBROJTJE FAMILJEN HAZIZAJ
Policia merr në mbrojtje familjen e 36-vjeçari Diko Hazizaj në Fier, të cilit i është vënë 300 mijë dollarë gjobë pasi i është marrë peng vëllain e tij në Angli. Katër ditë pas ngjarjes, ai është ngujuar në banesën e tij në fshatin Peshtan në komunën Levan në Fier, ndërsa ruhet nga një polic civil.

Hazizaj nuk pranon të pronocohet para kamerave, por tregon se gjendja e tij ekonomike është tepër e rrënuar. Ai thotë se të ardhurat e vetme janë nga bujqësia dhe se pasuria e tij e vetme janë vetëm 2 lopë. Të afërm të Hazizaj thonë se janë familja më e varfër në fshat, ndërsa i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa për ngjarjen.

diko hazizaj
 (Në foto: Diko Hazizaj, vëllai i të të riut të marrë peng)

A1Report ka mundur të sigurojë foton e banesës si dhe identitetin e pengut i cili dyshohet se mbahet në një banesë në periferi të londrës nga dy shqiptarë të tjerë, e më saktësisht bëhet fjalë për 35 vjeçarin I.Hazizaj i cili prej 4 vitesh jetonte si emigrant në Angli, po për arsye hetimore nuk mund ta publikojmë të plotë identitetin.
shtepia e vellezerve hazizaj
(Në foto: Shtëpia e vëllezërve Hazizaj në Peshtan të Fierit)
ARRESTIMI I ALEKS LALËS
Policia e Tiranës arrestoi ditën e dielë (22 shtator 2013) njërin prej autorëve të përfshirë në pengmarrjn e vëllait të tij në Angli, Aleks Lalën. Arrestimi i tij është bërë gjatë operacionit të koduar "Koordinimi". Policia shqiptare dhe ajo angleze po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia online
(ac/kth/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania