Gjoba 300 mijë $ për vëllanë
peng, kërcënohet biznesmeni

Gjoba 300 mijë $ për vëllanë<br />peng, kërcënohet biznesmeni
TIRANË - Biznesmeni nga Fieri, i cili denoncoi pengmarrjen e vëllait në Angli dhe gjobëvënien prej 300 mijë eurosh për lirimin e tij, menjëherë pas arrestimit të njërit prej autorëve të kësaj ngjarje, është kërcënuar me jetën e tij dhe të vëllait. Gjithçka ka ndodhur pas arrestimit të Aleks Lalës nga forcat speciale në Tiranë, ndërkohë që tashmë ka nisur puna për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët mbeten një rrezik për familjen e biznesmenit fierak.

Burime të policisë bëjnë me dije se vëllai i emigrantit të rrëmbyer ka marrë një thirrje telefonike nga një numër i panjohur, ku një person e ka kërcënuar, duke rrezikuar edhe jetën e pengut në Londër. Menjëherë pas telefonatës së marrë nga personi, të cilit i është kërkuar pagesa e një shume prej 300 milionë lekësh, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas komunikimeve me autoritetet britanike, mësohet se janë vënë në gjurmim të kërcënuesve, të cilët këtë herë duket se kanë qenë edhe më agresivë.
 
NGJARJA
Gjithçka për këtë krim nisi rreth 2 javë më parë, kur një emigrant shqiptar në Londër është marrë peng nga bashkëkombës i tij dhe për ta liruar është kërcënuar vëllai i tij, një biznesmen në qytetin e Fieri, të cilit i është kërkuar të paguajë 300 mijë dollarë. Pas denoncimit me anë të operacionit të koduar “Koordinimi” është arritur të zbulohet se pengmarrja është kryer në Londër, ndërsa kërcënimi për vëllain e pengut bëhej në Fier nga Aleks Lala, një 27 vjeçar, i cili tashmë ndodhet i prangosur, pasi u arrestua ditën e diel (22 shtator) në kryeqytet. Arrestimi Aleks Lala u arrestua rreth orës 00: 30 minuta të 22 shtatorit teksa po hynte në banesën e tij tek Unaza e Re në Tiranë.

Arrestimi i tij është kryer si bashkëpunim i uniformave të Fierit, dhe Drejtorisë së Tiranës nga sektori i krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Lala është mbajtur nën vëzhgim për gati 3 orë dhe më pas është bërë arrestimi i tij në momentin kur po hynte në pallat. Aktualisht ai mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nën drejtimin e Edvin Kondolit.

KERCENIMI
Por, menjëherë pas arrestimit, kur biznesmeni i gjobitur mendoi se gjithçka përfundoi dhe vëllai i tij do të lirohet, atij i ka ardhur një telefonatë anonime, ku është kërcënuar me jetën e familjes dhe të vëllait. Në këto kushte, policia ka nisur një tjetër hetim me qëllim për të gjetur kërcënuesit dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje edhe më të rëndë. Megjithatë, burimet policore nuk kanë dhënë detaje se çfarë është bërë me pengun në Londër, pavarësisht se dyshohet se e gjitha kjo ka nisur për një shitjen e një sasie droge.
 
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania