Gjoba 5-fish për mosdeklarimet e
punonjësve,kafeja, dogana zero
Synimi është rritja me pesëfish e masës së gjobave që aplikohet në raste të konstatimit të punonjëvse të pasiguruar. Akciza e kafesë së pjekur nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram.
TIRANE- Mosdeklarimi i punonjësve do të ndëshkohet shumë më rëndë se më parë. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje rregulla të reja në këtë drejtim. Konkretisht, tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit mbi Fitimin, në rast se kapen nga Tatimet me punonjës të padeklaruar lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e tyre personale në masën 10%, do të ndëshkohen këtej e tutje me një gjobë në masën 500 mijë lekë dhe tatimpaguesit e tjerë, me gjobë prej 250 mijë lekësh, për çdo rast të konstatuar. Synimi është rritja me pesëfish e masës së gjobave që aplikohet në raste të konstatimit të punonjëvse të pasiguruar. Kështu, në rast se një subjekt i madh do të kapet me 10 punonjës të padeklaruar, atij do t'i duhet të paguajë 50 milionë lekë të vjetra gjobë. Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhje se do të fillonin kontrolle të ashpra ndaj industrisë fason, pasi ata kanë numrin më të madh të punonjësve. Ndërkohë, Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve ka reaguar pak kohë më parë në një deklaratë për shtyp ndaj këtij ndryshimi ligjor, ku pohonte se rritja me 500 % e gjobës për mosdeklarim të punonjësve nuk do të frenojë informalitetin e ulët në këtë sektor, por do të rritë abuzivizmin e arbitraritetin.
TATIMI MBI TË ARDHURAT Në se një qytetar do të marrë një dëmshpërblim nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore si dhe të ardhurat e përfituara nga instititucionet shtetërore per arritjet në shkencë, sport, kulturë, ai nuk do të paguajë më taksë 10 për qind për to, si deri tani. Këto të ardhura do të quhen të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale. Ndërkohë, vetë Berisha ka njoftuar se u vendos të shtyhet deri më 31 dhjetor deklarata e pasurive individuale, pas dështimit të vetëdeklarimeve deri në shtator 2012. KAFEJA Ndryshimi në p/ligji synon bërjen 0% të tarifës doganore të kafes së papjekur dhe synimi i ketij propozimi është ulja e kostove të lëndëve të para të industrisë së kafesë në vend. Akciza e kafesë së pjekur nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram. Teorikisht, me këtë masë, shqiptarët mund të pinë kafe më çmim më të lirë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46