Gjoba e fshehtë ndaj A1 Report
4600 dosje ankesa nga biznesi

Gjoba e fshehtë ndaj A1 Report<br />4600 dosje ankesa nga biznesi
TIRANE- Gjobitja në mënyrë të fshehtë e grupit mediatik të Shqiptarja.com dhe A1Report dhe veprimi arbitrar dhe ilegal i Tatimeve që bllokuan një llogari bankare për të marrë pagesën e gjobës, nuk është e vetmja.
 
 Në Drejtorinë e Apelimit të Tatimeve janë regjistruar mbi 4.600 dosje me ankesa nga bizneset. Burimet nga kjo strukturë bëjnë të ditur se vlera monetare për të cilën ankohen bizneset arrin në afro 8.2 miliardë lekë. Ankesat janë kryesisht për mosrimbursim në kohë të TVSH-së, por ankesat më të mëdha janë për gjoba arbitrare, vlerësime tatimore që biznesi i konsideron të padrejta, etj.
 
Sipas Avokatit të Tatimpaguesve Artur Papajani, në 70 % të rasteve të ankesave nga bizneset e mesme, rezulton se personat që ka shkuar për kontroll nuk kanë respektuar procedurat. “Në rast se nuk zbaton procedurat, do të thotë që nuk ke zbatuar ligjin dhe ke shkaktuar probleme, jo vetëm tatimpaguesit, që kanë të bëjmë në anën ekonomike dhe atë psikologjike, por kanë të bëjnë edhe me deformimin e tregut. Shikojmë që anashkalohet baza ligjore, vendosen gjoba për pajisje fiskale të paargumentuara, gjobat janë jo të vogla. Për një kupon është 100 mijë lekë të reja një gjobë, por ka raste që vendosen 10 të tilla në një biznes dhe kjo është më e rrezikshmja. Në rastet kur e shikojmë të motivuar gjobën nisim hetimin. Konstatojmë se asnjëherë nuk gjobitet edhe klienti“, ka theksuar ai.

Papajani është shprehur kritik edhe ndaj faktit se nuk ka raste që të jetë ndëshkuar një tatimor për vendosje arbitrare të gjobave. „Janë bërë vlerësime dhe ne kemi dhënë mendimin tonë, duke e pasur të pamundur ndërhyrjen, pasi nuk bëhej fjalë për shkelje proceduriale, por bëhej fjalë për mënyrën e zbatimit të ligjit. Duhet të ndryshojmë konceptin e kontrolleve që bën administrata tatimore. Në rast se pushteti gjyqësor, pas ngritjes së gjykatës administrative, jep vendime që janë në favor të tatimpaguesit dhe gjejnë administratën në shkelje, duket të kenë përgjegjës. Ai inspektor, ai drejtor, që i ka dhënë miratimin një akti, që Gjyqësori e rrëzon, duhet të marrë një faturë administrative sipas Ligjit për Nëpunësin Civil“, thekson ai.

NDERSHKIMET ADMINISTRATIVE
Me këtë emërtim administrata aktuale fiskale përshin në zërin „të tjera“ të ardhurat e gjobave vendosur biznesit. Në vite, sidomos pas ndryshimit të rregullave të Procedurave Tatimore, këto të ardhura kanë ardhur duke u shumëfishuar. Që në filllim, biznesi dhe ekspertët fiskalistë kundërshtuan amendimet, duke vënë në dukje një rrezik të madh për arbitraritet dhe për të përdorur gjobat në mënyrë selektive, duke mbuluar me to edhe paaftësinë e tyre për të realizuar objektivat normalisht. Në rast se sot ka kaq shumë ankesa dhe shumica e gjobave rezultojnë në disfavor të subjekteve, me shkelje të pastër ligjore, kjo tregon që kritikët e ndryshimeve në ligj kishin patur të drejtë. 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët