Kur kanë mbetur vetëm 2 javë nga afati i fundit për zhvendosjen e gjendjes civile në njesinë administrative ku banoni, qytetarët janë dyndur tek zyrat e gjendjeve civile. Pas 28 korrikut nisin penalitetet dhe aplikimi i gjobës prej 10 mije lekësh te rinj.
Report Tv lëvizi në disa njesi administrative për të parë sesa të informuar janë qytetarët rreth proçesit. 

"Jemi informuar nga televizori që duhet të heqim gjendjen civile nga ku e kemi pasur për aty ku banojmë. Ka shumë radhë dhe koha është e shkurtër" shprehet një qytetar

Anila Zyka, përgjegjëse e gjendjes civile në njesinë nr 1 tha se numri i këkesave për saktësimin e banesave është trefishuar, duke e çuar numrin e tyre rreth 90 në muaj.

"Njoftimi është dhënë nga gjashtë muaj, ndaj edhe qytetarët janë sensibilizuar. Gjithmonë kur ngushtohet afati ka një fluks kërkesash. Çdo person që banon më tepër se gjashtë muaj një adresë duhet të deklarojë adresën ku banon qoftë kjo banesë me qera, banesë me pronësi në hipotekë apo banesë që ka aplikuar për legalizim" u shpreh Zyka.

Zyka sqaron se personat me 2 ose më shumë banesa, duhet te deklarojnë në gjendjen civile banesën kryesore ku qëndrojnë. 

"Qytetarët në gjendjen civile deklarojnë banesën ku jetojnë për një kohë më të gjatë, banesën kryesore" shtoi Zyka. 

Qytetarët që nuk regjistrohen brenda 28 korrikut në njesitë administrative ku banojnë, veç gjobës prej 100 mijë lekësh do të kenë probleme me marrjen e shërbimeve si ai shëndetësor apo regjistrimet e fëmijëve në kopshte e shkolla.

Redaksia Online
R.SH/ shqiptarja.com