Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka nisur një valë kontrollesh masive në të gjithë Tiranën, kundër përdorimit të alkoolit tek të miturit nën moshën 18 vjeç. Kryeinspektori Gjergji Koja paralajmëron tolerancë zero ndaj çdo njësie tregtare, apo subjekti, bar, klub nate që do të serviri alkool për të miturit.
Gjobat deri në 50 mijë lekë të reja deri në heqje licence janë masat penalizuese që parashikon ligji, në rast të mos zbatimit të tij. Këto masa bëhen më shtrënguese, pas incidentit të publikuar disa ditë më parë, ku disa të mitur kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë ngacmuar seksualisht shoqen e tyre në një institucion publik.
“Nëse kapet tregtimi nga njësitë tregtare të miturve pije alkoolike, gjoba varion nga një mijë apo dy mijë lekë për njësi tregtare. Ndërsa nga baret dhe lokalet e natës, dënohet nga dy mijë deri në 30 mijë lekë të reja si gjobë.
Dhe ajo çka është më e rënda frekuentimi i klubeve të natës nga të miturit nën moshën 18 vjeç, pa praninë e prindërve apo kujdestarit përkatës, dënohet nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë të reja”, tha Koja. Inspektimet do të shtrihen në veçanti në lokalet pranë shkollave, aty ku edhe më parë janë evidentuar raste të përdorimit të alkoolit nga të miturit.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (8 Janar 2015) "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com