Gjoba s'bën punë! Në Rrogozhinë vijon ndotja alarmante, mbetjet urbane ende digjen pranë Shkumbinit (VIDEO)

Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë “Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s'ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.

Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej në një prononcim të dhënë të martën për Report Tv tha se "konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s'do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave", tha ajo. Po sipas Dedejt, sipërfaqja ku sot hidhen mbeturina do të mbillet me fidanë.

Foto nga djegia e mbetjeve në Rrogozhinë pranë Shkumbinit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAKUNA MATATA: 13/05/2020 15:34

    Per (shembjen e teatrit ) po behet gjithe ajo zhurme (ose ka shume dhimbje) kurse per natyren nuk i intereson askujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty