Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e saj në varësi, si dhe Drejtoritë/Zyrat e taksave të qeverisjes vendore dhe strukturat përkatëse të tyre që, sipas afateve të përcaktuara, të bëjnë pasqyrimet konkrete të gjobave të falura sipas ligjit në regjistrat përkatës. Afati për përfundimin e këtij procesi është 29 tetori 2014. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve/Drejtoritë Rajonale Tatimore/ Zyrat përkatëse të taksave të njësive të qeverisjes vendore i dërgojnë Ministrisë së Financave listën e subjekteve përfitues dhe vlerën e gjobave përkatëse përpara përfundimit të afatit 5-mujor nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Ajo publikohet online nga Ministria e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
/Shqiptarja.com









