Policia e Tiranës i është drejtuar Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv për gjobat e vendosura ndaj protestuesve që kanë qenë pjesë e tubimeve të dhunshme në kryeqytet.

Pasi protestuesit i kanë ankimuar masat në Polici dhe Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave i ka lënë në fuqi, dhe ende nuk është bërë pagesa vullnetare, Policia i është drejtuar Gjykatës Administrative për mbi 100 gjoba.

Qëllimi është që vendimi për gjobat të marrë 'formë të prerë', me qëllim që më pas të çohet në Përmbarim, i cili pritet të realizojë edhe 'vjeljen' e gjobës.

Në aktin Normativ të miratuar më 28 tetor, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj.

Report Tv raportoi pak ditë më parë se deri më tani policia ka vendosur mbi 330 gjoba me vlerë mbi 3.17 milionë lekë të reja.