Sipas Zv.ministrit të Financave, Ervin Mete, shifra e gjobave që falen kap vlerën e 3.3 mld lekëve, ndërsa do të rimbursohen edhe 500 milionë lekë gjoba të parapaguara nga bizneset. Ndërsa zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, e cilësoi këtë si përpjekje për të përmirësuar klimën ndaj biznesit.
Por opozita e ka cilësuar si demagogji përpjekjen e qeverisë për faljen e gjobave, duke theksuar se për këtë veprim nuk ka një studim të qartë.
Në fund Komisioni i Ekonomisë e ka votuar nen për nen pr/ligjin vetëm me votat e maxhorancës, pas largimit të opozitës. Pr/ligji u bë publik nga kryeministri Edi Rama disa javë më pare, gjatë një bashkëbisedimi me biznesin dhe u miratua në mbledhjen e qeverisë në fillim të këtij muaji.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)