TIRANË - Arrestohet për gjobëvenie një student i Univesitetit Bujqësor, pasi kërcënonte menaxherin e një firme ndërtimi.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Tiranës, sipas të cilave, është arrestuar 22-vjeçari, Dorian Jaka.

Burime nga policia, kanë bërë të ditur se, studenti i bënte presion dhe kanoste në telefon duke i kërkuar 5 mijë euro, menaxherit me inicialet M. Lleshi.

Burime nga policia, ka bërë të ditur se, i arrestuari dhe i kanosuri njiheshin prej kohësh mes tyre. Denoncimi është bërë nga i kanosuri, pasi studenti i kërkonte paratë.

Dorian Jaka dyshohet edhe për gjobëvënie të tjera dhe për këtë fakt është duke u hetuar.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)