Gjobë 670 mijë $ "Bankers"
shiti naftë pa akcizë në vend

Gjobë 670 mijë $ shiti naftë pa akcizë në vend">
TIRANE-  Drejtoria e Doganave gjobiti sot me 69.653.055 lekë, (ose 670 mijë dollarë) Bankers Petroleum,  kompaninë kanadeze që merret me nxjerrjen e naftës bruto në Patos Marinzë të Fierit dhe eksportin e naftës jashtë Shqipërisë.  
 
Gjobitja është bërë pas një investigimi që Doganat kanë bërë. Ata kanë zbuluar se kompania shiste naftë pa akcizë në tregun e brendshëm.

"Gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti “Bankers Petroleum Albania LTD”  konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Bankers.

Shkeljet janë zbuluar nga strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier.

“Bankers Petroleum Albania LTD” me këtë veprim që klasifikohet si kundërvajtje administrative ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 69.653.055 lekë,  (670,000 dollarë)" - saktëson njoftimi për shtyp.

Kompania kanadeze që merret me nxjerrjen e naftës bruto në rajonin e Patos Marinëz në Fier dhe eksportin e saj jashtë, nuk është licencuar për tregtim me shumicë dhe pakicë të naftës në vend.

Vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të drejtuar nga Elisa Spiropali është marrë sot.

Bankers Petroleum është prezent në Shqipëri nga viti 2004, duke marre me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe kontinentale në Europë, ate të Patos Marinzës, në Fier.

Lajmi fillimisht u publikua në Shqiptarja.com e A1 Report (rreth orës 13:35) duke iu referuar burimeve të sigurta në Dogana më pas ky institucion bëri publike detajet përmes një deklarate për shtyp.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari.
Reagimi
Ndërkaq kompania kanadeze, “Bankers Petrolium Albania ltd”, ka reaguar menjëherë pas vendimit të DPD-së për të gjobitur këtë kompani, nëpërmjet një prononcimi të Zv/presidentit dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Leonidha Çobo. Në këtë prononcim thuhet “se çdo vendim i administratës doganore lidhur me pretendimin në fjalë është në kundershtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet” dhe  se “kompania “Bankers”, për rastin e pretenduar, disponon të gjitha autorizimet e lëshuara nga institucionet shtetërore, përfshirë  DPD-në për përjashtimin e këtij lloji karburanti nga pagesa e akcizes”.

Njoftimi i Bankers vijon më tej duke theksuar se “për çdo paligjshmëri në vendimarrje dhe dëmtim të imazhit të shoqerise, Bankers do të ushtrojë te drejtën e saj të ankimit administrativ dhe gjyqesor”.  

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë