Policia e Bulqizës ka arrestuar një nga autorët, të cilët pak ditë më parë kërcënuan me gjobëvënie biznesmenin Gëzim Balla dhe më pas qëlluan edhe me armë zjarri në ajër.
Në kuadër të operacionit të koduar "Vajkal" u arrestua shtetasi Alban Tançi, person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Feruzan Shehu personi tjetër i cili bashkëpunoi me Tançin.
Dy personat pasi kërcënuan biznesmenin qëlluan me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.
Policia sqaron se për Alban Tançin, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. "Ky shtetas, më datë 16.06.2019, në vendin e quajtur "Unaza e Re" Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.
Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë" , e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.9%
-
Jo
78.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)
21 Mars, 08:00
-
Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja
20 Mars, 16:42
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
‘Ne hyjmë aty ku rrezikojmë të mos dalim gjallë’! Minatorët e Bulqizës 3 ditë protestë ndaj kompanisë 'Albchrome': Nëse nuk zbatohet kontrata, grevë urie!
12 Mars, 16:27
-
Bulqizë, minatorët në protestë për rritjen e rrogës
11 Mars, 09:06
-
Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara (VIDEO)
18 Shkurt, 08:38
-
Ekzekutimi i ish-oficerit 'Doda' në Elbasan në 2009, Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim një prej autorëve
6 Shkurt, 14:50
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08