Një debat i vazhdueshëm bëhet për ekspozimin e fëmijëve në rrjete sociale. Çështje sigurie çështje imazhi dhe privatësie,të gjitha bashkë vazhdojnë të mbeten një pikë e fortë debati.
Me kreun e CRCA, Altin Hazizaj dhe me tre mama blogere Ilda Mema, Enida Bici dhe Keisli Alia biseduam në “Esencë” për qëndrimet pro dhe kundër ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale.
Një pikë e rëndësishme për tu veçuar për Altin Hazizajn është fakti që prindërit mendojnë se kanë të drejtë mbi fëmijët e tyre. Në fakt të drejtat sipas tij,janë të fëmijëve,vendimet e prindërve karshi tyre duhen peshuar me kujdes.
Ndërsa Ilda Mema,një mama modele, në Skype nga Italia ndau qëndrimin e saj në lidhje me ekspozimin e djemve në rrjet. Një prej arsyeve me të cilën Ilda mbrojti tezën se ekspozimi i fëmijëve në rrjet është diçka që duhej bërë,është faki që ajo me të birin e ka bërë për të ndërgjegjësuar ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe,siç në këtë rast është autizmi.
Ndërsa për Keislin është një komunitet i krijuar prej vitesh tashmë që para se e bija Solen,të vinte në jetë. Ajo paguhet 3-5 mijë euro në muaj nga reklamat në Instagram për kompani të ndryshme. Ajo i sheh njësoj rreziqet tek fëmijët dhe kujdesin për to,si të ekspozuar apo anasjelltas. Sipas ekspertit Hazizaj nevojitet vigjilencë dhe shumë kujdes në mënyrën si zgjedhim të ekspozojmë fëmijët në rrjetet sociale.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.7%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1567
Lajme të tjera
-
Esencë/ Gati për trupin e plazhit? Instruktori: Femrat në Shqipëri e kanë fizikun më të bukur se meshkujt
7 Qershor, 07:45
-
'Moda e Mentorëve'? KUJDES! Nga një mentor i gabuar mund të humbisni veten
1 Qershor, 07:13
-
Hoqën dorë nga fama, ekrani apo skena? Personazhet që kanë ndryshuar profesionet e tyre
31 Maj, 11:48
-
Talent, aftësi, pasione fëmijërie apo “fëmijë gjeni”! Psikoterapisti zbulon në 'Esencë' karakteristikat që duhet të vënë re prindërit
25 Maj, 07:10
-
Grupi ‘Djemtë e Detit’ mungesa e Gentian Demaliaj lë pas shumë mall e krenari! Gruaja në ‘Esencë’: Ishte njeri i rrallë
20 Maj, 10:05
-
Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë njerëzit, Haxhiymeri në Report Tv: Shumë profesione rrezikojnë të zhduken
18 Maj, 07:10
-
Debat në 'Esencë': Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?
11 Prill, 20:42
-
Rikthimi i personazheve të njohur në ‘Esencë’! Madona Shqiptare: Së shpejti një koncert recital!
5 Prill, 22:22
-
‘Nuk është turp të jesh i varfër’, rrëfime në 'Esencë' nga jeta e Eduart Ndocaj, Egzona Ademi e Tony J Selimi
4 Prill, 21:38
-
Cilat ishin amanetet e poetit të madh kombëtar, e bija e Lasgush Poradecit rrëfehet në ‘Esencë’: Për babanë u hesht 50 vjet
31 Mars, 20:31
-
Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim
30 Mars, 13:30
-
Marrëdhëniet e dashurisë në kohët e sotme, këngëtarja, Xhesika Polo në ‘Esencë’: Nuk bëj kompromis mbi lirinë time me asnjë partner
29 Mars, 08:00