I pandehuri Ilirjan Nezaj nga Kërnaja e Tropojës është dënuar,sepse përfitoi nga një foto që i kishte shkrepur djalit 14-vjeçar të Ermelinda Meksit dhe më pas i bënte shantazh, duke i kërkuar 500 mijë lekë.
Gjyqtarja Etleva Deda ka zbardhur dënimin ndaj të riut, duke e dënuar atë me 3 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe pranimit të fajësisë nga i riu është reduktuar dënimi në 2 vite për ty kryer në një burg të sigurisë së zakonshme.
Nezaj u arrestua dhjetorin e vitit të shkuar pasi kanosi J.M djalin ish ministres Meksi me gjobë, ndërsa në dy muaj 3 seanca gjyqësore krimet e rënda i kanë dhënë fund këtij procesi, teksa nuk është pranuar mëshira e Nezajt për një pafajësi.