Gjobë e majme dhe heqje patente,
ndëshkohet Yaya Toure

Gjobë e majme dhe heqje patente,<br />ndëshkohet Yaya Toure
Meshfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure është ndalur nga policia pasi po lëvizte me makinën e tij në gjendje të dehur. Ky veprim i ka kushtuar jo pak por plot 64 mijë euro gjobë si dhe heqje e të së drejtës për të drejtuar automjete për një afat prej 18 muajsh.

33-vjeçari i cili ka qënë jashtë planeve të Guardiolës muajt e fundit ka kërkuar falje publikisht për incidentin e ndodhur. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka qënë i konfuzuar me situatën në të cilën ndodhet dhe kjo është arsyeja përse ka përfundur tek alkooli.

“Unë gjithmonë e kam refuzuar alkoolin. Ata që e ndjekin futbollin dhe më njohin mua e dinë se unë nuk preferoj të pi as shampanjën që jepët në përfundim të ndeshjes për lojtarin më të mirë të saj. E rëndësishme për mua është që gjykatës i kam theksuar se nuk kam shkuar tek pija me vetëdije të plotë dhe ata më kanë mirëkuptuar.

Është vërtet shkelje e rëndë të dhënit të makinës në gjendje të dehur ndaj e pranoj plotësisht fajin dhe gjobën e marrë. Falenderoj familjen, stafin e Mnchester City-t dhe mbështëtësit që më kanë përkrahur në këtë situatë të vështirë”- ishin fjalët e mesfushorit i cili njihet për besimin e tij të devotshëm mysliman.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid