Gjobëvënia 300 mijë $, pengu në
Londër, paratë kërkohen në Fie

Gjobëvënia 300 mijë $, pengu në<br />Londër, paratë kërkohen në Fie
TIRANË - Uniformat blu dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në harkun kohor të 15 ditëve përballen sërish me rastin e një gjobvënie, ku pengu ende nuk është liruar dhe shuma e kërkuar arrin në 300 mijë dollarë.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Policia e Fierit dhe homologët britanik të policisë, ku një qytetar shqiptar në Londër është marrë peng nga bashkëkombas i tij dhe për ta liruar, kërcënohet vëllai i tij, një biznesmen në qytetin e Fierit të cilit i është kërkuar të paguaj 300 mijë dollarë.

Pas denoncimit me anë të operacionit të koduar “Kordinimi” është arritur të zbulohet se pengmarrja është kryer në Londër, ndërsa kërcënimi për vëllain e pengut bëhej në Fier nga Aleks Lala, një 27 vjeçar, i cili tashmë ndodhet i prangosur pas arrestimit ditën e djeshme (22 shtator) në kryeqytet.

Grupi hetimor ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar, ku anëtar të bandës janë dy shqiptarë të cilët jetojnë prej disa kohësh në Angli ndërsa Lala konsiderohet si personi që negocionte për marrjen e parave.

Ngjarja tashmë është zbardhur dhe në kërkim policor janë shpallur dy pengmarrësit që për arsye hetimore emrat e tyre nuk bëhen publik, ndërsa pritet që policia londineze të arrij në gjurmët e pengut, pasi përgjimet telefonikë kane lokalizuar dhe zonën ku mbahet peng riu shqiptar.

ARRESTIMI ME 22 SHTATOR
Aleks Lala u arrestua rreth orës 00: 30 minuta të 22 shtatorit teksa po hynte në banesën e tij tek Unaza e Re në Tiranë. Arrestimi i tij është kryer si bashkëpunim i uniformave të Fierit, dhe Drejtorisë së Tiranës nga sektori i krimeve ndaj jetës dhe shëndetit.  Lala është mbajtur nën vëzhgim për gati 3 orë dhe më pas është bërë arrestimi i tij në momentin kur po hynte në pallat.
 
Aktualisht ai mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nën drejtimin e Edvin Kondolit.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania