Gjobiten me nga 5 milion lekë 2 organizatorët e një tubimi në Dibër! E 'pësojnë' edhe 690 qytetarë pa maska, 7 përfundojnë në komisariat

Ndonëse kemi rritje të rasteve me COVID dhe të shtrimeve të të infektuarve në spitale, numri i qytetarëve që nuk zbattojnë masat e vendosura nga Komiteti Teknik i ekspertëve vijon të jetë i lartë.

Policia njofton se në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 (milion) lekë secili, 2 persona, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anti-COVID. 

Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3.000 lekë, 690 qytetarë të cilët janë kapur pa maskë në të gjithë vendin, ndërsa 7 prej tyre që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

"Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid.  Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë", thotë policia.

Kujtojmë se dje (2 dhejtor), Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat kufizuese anti-COVID do të qëndrojnë të pandryshuara për një afat të papërcaktuar.Në fuqi do të mbeten kufizimet e orareve të lëvizjes nga ora 22:00 - 06:00 ku përjashtim bëjnë vetëm ata persona dalin për arsye pune. Ky kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë këtij fashë orari. Përjashtim do të bëjnë vetëm subjektet që kanë shërbim delivery.

Në fuqi do të qëndrojë dhe vendimi për zhvillimin e mësimit të alternuar për ciklin e ulët dhe atë të mesëm. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, zhvillimi i tubimeve, festave, dasmave, ceremonive mortore apo takimeve politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja