Masa shtesë ndaj COVID/ Komiteti i Ekspertëve: Ndalohen grumbullimet mbi 10 persona, dasmat, mbledhjet partiake dhe tubimet! Në varrime vetëm familja

TIRANË-Nga sot kanë hyrë në fuqi masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, njoftoi se duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës në treguesit më të rëndësishëm, është parë e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar, pas atyre me intensitet të moderuar.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

Gjithashtu ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për masat e reja kundër COVID në Shqipëri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Testimet për COVID-19/ Fico: Përgjigje 24 deri në 72 orë, ka prioritete! Vonesat nuk janë norma por përjashtime (VIDEO)

Rritja e kapaciteteve me shtesat e aparatura, shtesën e personave dhe krijimi i rrjetit të laboratorëve ka mundësuar përgjigje me të shpejta për testet COVID në Shqipëri.  Kështu deklaroi sot Drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

"Sot që flasim ISHP kthen përgjigjen e testimit të kryer mbi tamponin e sjellë 24 deri në 72 orë. Të gjithë monstrat që vijnë kanë një lloj prioritizimi.

Së pari janë personat e shtruar në spitalem 127, apo edhe grupe mësuesit, personali shëndetësor etj,  marrin përgjigjen brenda për 24 deri 72 orë. Ndërsa spitalet brenda 24-orëshit të parë nga marrja e tamponit.  Sa i përket rasteve simptomatikëve e rëndësishme është që të kemi mirëkuptimin e qytetarët.

Rritja e kapaciteteve me shtesat e aparatura, shtesën e personave, krijimi i rrjetit të laboratorëve, ka mundësuar përgjigjet e shpejta.

Nëse një person ndjehet pa qejf dhe mendon se ka simptoma të COCID-19 është përgjegjësia e tij të izolohet dhe të presë përgjigjen e tamponit.

Në raportimet ditore ne kemi dhënë detaje se kemi shtuar numrin e testimeve të kryera. Dikush mund të mbetet pas por kjo nuk është norma, por është përjashtimi", tha ajo në daljen për mediat.  

Ora 15:51
Ndalohen grumbullimet me mbi 10 veta, por çfarë do të ndodhë me autobusët/ Komiteti i Ekspertëve s'jep një përgjigje të qartë (VIDEO)

Pyetur nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku nëse në vendimin që është marrë që ndalon grumbullimet mbi 10 persona, çfarë do të ndodhë në autobusë, Komiteti i Ekpsertëve nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se primare është shëndeti.

"Ne punojmë nga afër autoritet lokale që të mundësojmë këto problematike që derivojnë nga shëndeti, kështu që jam e sigurt që të respektohet një vendim që vendoset në krye të herës për shëndet", tha Fico.

Sa i përket shkollave, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se shkollat do të vijojnë të jenë të hapura pasi ka rezultuar që nuk janë një vatër e rrezikshme infeksioni.

"Sa i përket shkollave që kanë klasa me më shumë se 10 fëmijë, do doja t'ju thoja që në vlerësimin që kemi bërë në shkolla kemi vlerësuar që nga hapja e shkollës sepse shëndeti mendor, shkollimi, karakteristikat epidemiologjike të grumbullimeve na e kanë lejuar këtë gjë. Kemi grupim të veçantë dhe e raportojmë si të tillë, nëse numrat do të ndryshojnë ne do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur", tha Fico.

Ora 15:48
Rrezikojmë një mbyllje si në Greqi dhe Itali?! Përgjigjet drejtoresha e ISHP (VIDEO)

Në daljen për mediat Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u pyet nëse situata e krijuar në Shqipërisë do të sjellë na vazhdon masa të forta si ato në Greqi dhe Itali,

Fico u përgjigj se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe për momentin përjashtohet një mbyllje e Shqipërisë.

"Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit.

Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave.

Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme", tha ajo.

Ora 15:37
Masa shtesë ndaj COVID/ Ndalohen grumbullimet mbi 10 person, dasmat dhe varrimet përtej familjes, mbledhjet partiake dhe tubimet (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndalohen grumbullimet mbi 10 person, dasmat dhe varrimet që shkojnë përtej rrethit të ngushtë të familjes. Gjithashtu ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.

"Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidences 14 ditore  në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një javë më parë. Në tre spitalet COVID janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensive.

% e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%. Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orëa 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamike i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:

1.    Të ndalohen grumbullimet me më shume se 10 persona në vende te hapura dhe të mbyllura
2.    Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3.    Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, dëri në një urdhër të dytë", tha Fico. 

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 18/11/2020 13:51

    Dasmat te mbyllura kanë qënë...

    Përgjigju
  • I infektuari: 17/11/2020 20:18

    Mbyllja duhet te filloj ne oren 18 dhe jo ne 22,shkollat te mbyllen,kur te plas ka per te plas keq,ne mars te 2019 per 6 te infektuar eshte mbyll gjith shqiperia.Nuk e di cfar prisni apo prisni katastrofen.'

    Përgjigju
    • andi: 18/11/2020 07:31

      ore ju qe doni mbylljen e keni plotesisht ne dore. futuni ne shtepi dhe mos dilni me kurre nga aty. ne te tjeret nuk e duam me te mbyllemi. duam te punojme.

  • Populli: 17/11/2020 19:04

    Mbyllni shkollat se na moret ne qafe

    Përgjigju
    • enest: 18/11/2020 07:46

      ore je ne vete. ti dashke qe femijet te dalin hajvaner, prinderit mos te shkojne te punojne (se do mbajne femijet) dhe shteti te te paguaj capen e bukes?! Un them me mir ik e vdis ti se sa te mos i percojme femijeve dijen

  • Latif: 17/11/2020 16:37

    Prape Plansheja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër