PA AFAT! Ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00! Universitetet online

Masat kufizuese anti-COVID do të qëndrojnë të pandryshuara për një afat të papërcaktuar. Ky është vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të mërkurë (2 dhjetor).

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nuk do të ketë kufizime gjatë fundjavave ashtu siç ishte publikuar në media një ditë më parë. Ajo tha se me situatën e paraqitur kjo masë nuk është e nevojshme por nuk la pa përmendur se nëse situata do të rëndohet, këto do të shqyrtohen.

Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Rakacolli tha se nuk ka ende një vendim për të vendosur masa kufizuese gjatë kësaj periudhe. Këto do të varen në bazë të ecurisë së përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Kujtojmë që në fuqi do të mbeten kufizimet e orareve të lëvizjes nga ora 22:00 - 06:00 ku përjashtim bëjnë vetëm ata persona dalin për arsye pune. Ky kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë këtij fashë orari. Përjashtim do të bëjnë vetëm subjektet që kanë shërbim delivery. Shkelja e këtyre kufizimeve do të ndëshkohen me masë administrative prej 10.000 lekësh.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakacolli.

Në fuqi do të qëndrojë dhe vendimi për zhvillimin e mësimit të alternuar për ciklin e ulët dhe atë të mesëm. Ndërkohë për sistemin universitar, mësimi do të zhvillohet online për një afat të papërcaktuar deri në një urdhër të dytë. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, zhvillimi i tubimeve, festave, dasmave, ceremonive mortore apo takimeve politike.

Ndër të tjera shefja e epidemiologjisë, Eugena Tomini bëri një panoramim të qartë të situatës së koronavirusit në kopshte dhe çerdhe. Ajo tha se nuk është evidentuar ndonjë shpërthim masiv. Në anën tjetër, mjeku Tritan Kalo ka folur mbi çështjen e fshehjes së viktimave që ka hapur debat në opinionin publik gjatë ditëve të fundit. Ai tha nuk ka asnjë shans që të ndryshohet shkaku i vdekjes së skedën mjekësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
Sqaron Rakacolli: Nuk do ketë kufizime gjatë fundjavave!            

1606907470_rakacooliu.jpg

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nuk do të ketë kufizime gjatë fundjavave.

"Komiteti i Ekspertëve nuk e ka shtruar në asnjë moment mbylljen gjatë fundjavave. Në vendimin e sotëm, nuk është përmendur. Nëse do të ketë rëndime të situatës epidemiologjike atëherë mund të jetë kjo por mund të ketë dhe masa të tjera.

Ora 12:31
'Fshehja e viktimave COVID, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes, e pamundur! (VIDEO)

Mjeku Tritan Kalo ka hedhur poshtë çdo dyshim se mund të ndryshohet shkaku i vdekjes në skendën mjekësore.

"Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi, janë zyrat e gjendjes civile që e saktësojnë, mjekët e familjes apo ato rajonalë.  Në këto raste nuk bëhet asnjë ndërhyrje, ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, të evolumit dhe vdekje. Pra në këtë rast nuk ka asnjë lloj falsifikim ose ndryshim. Është e pamundur. Problemi është kush është shkaku parësor dhe dytësor.

Në një pacient me Covid jo gjithmonë sëmundja bazë është shkaku i vdekjes, por janë edhe ndërlikimet që vijnë në terrene në të cilën i sëmuri është shtruar në spital. Kemi të sëmurë me dëmtime të tjera dhe në terren të këtyre të sëmurëve zhvillohen edhe problematika që lidhen me sëmundjen bazë.

Kanë ndërruar jetë të sëmurë me sëmundje malinje të gjakut. Të sëmurët që kanë probleme me dializën, dëmtimet që ndodhin jo gjithmonë janë fatale të lidhura direkt me Covid, por janë agravime të situatave. Këto janë të reflektuara në kartelën e të sëmurit. Populli ta ketë të qartë që nuk ka ndryshim diagnoze ose ndryshim i shkakut të vdekjes.Problematikat që krijohen artificialisht krijojnë një tymnaje dhe një ndarje mes besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët”, tha Kalo. 

Ora 12:30
Tomini: S'ka shpërthime masive të COVID në kopshte e çerdhe! Festat e fundvitit festojini vetëm me familjen (VIDEO)

Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini ka bërë një panoramim të qartë të situatës COVID në kopshte dhe çerdhe, teksa është ndalur që të flasë edhe për festimin e festave të fundvitit.

"0-4 vjec kemi një incidencë shumë të ulët, 0.7-0.8% të rasteve. Nuk kemi evidentuar shpërthim masiv, kemi pasur grupime të minimizuara, por nuk kanë ndikuar të incidenca. Grumbullimet masive apo për të festuar festat, sigurisht janë element që duhet të privohen, të ndalohen, që është e mira të festojmë në familjen e ngushtë në këto kushte që pandemia na e ka kufizuar", tha Tomini.

Ora 12:11
Rakacolli: Masat gjatë festave të fundvitit varen nga ecuria e situatës epidemiologjike (VIDEO)

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli dhe për kufizimet gjatë festave të fundvitit. Ajo tha se nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona.

Por Rakacolli deklaroi se në varësi të zhvillimit të situatës do të vendosin më pas nëse do të lehtësojnë masat ose jo.

"Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi" - tha Rakacolli.

Ora 12:10
Situata e COVID, masat kufizuese vijojnë të jenë në fuqi pa afat (VIDEO)

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi mesditën e kësaj të mërkure që masat kufizuese aktuale të qëndrojnë në fuqi pa afat. Më saktësisht, nuk do të lejohen lëvizjet nga ora 22:00 - 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe kohore.

Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë mortore dhe konferencat.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deti: 02/12/2020 21:51

    Futjani se man ky popull,ne shqiptaret jemi te forte vetem duke ja pas me smir njeri tjetrit,kurse qe te mblidhemi dhe ti kerojmè llogari qeveritarve per padrejtesit qe bejne ne postet e tyre kete gje nuk e kemi bere kurre ne historin tone,keshtuqe dalim popull frikacak dhe pa deshiren per te qene me mirqenie

    Përgjigju
  • Qemali: 02/12/2020 15:11

    Moj zonje mbyll shkollat e u semurem nga femijet. E di sa e ke numrin e femijeve te semure qe mire ne po na semuren dhe prinderit qe i marrin nga shkolla. Mblidhni mendjen e kokes se na torturuat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI