FIER - Kompania kanadeze e nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum” është gjobitur me 5 milionë lekë të rinj ndërsa do i duhet të pezullojë përfundimit shkarkimin e mbetjeve hidrokarbure që shkaktonin ndotjen e ujërave.
Masa administrative ndaj kompanisë është ndërmarrë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, pas inspektimit në zonën naftëmbajtëse Patoz-Marinë.
Kompania Bankers Petroleum është kthyer edhe një shqetësim për banorët të cilët jetojnë në zonat ku kjo kompani ushtron aktivitetin e nxjerrjes të naftës.
Banorët shpesh janë ankuar dhe kanë protestuar për shpërthimet nentokësore të bëra nga kompania e hidrokarbureve. Shpërthime të cilat kanë demtuar rëndë shtepite e banorëve të fshatrave të Komunës Zharrëz ne qytetin e Fierit.
Shperthimet nga nafta dhe konflikti i pazgjidhur i banoreve te Zharrezit me kompanine
Kompania “Bankers Petroleum” nuk mban premtimin për dëmshpërblimin e 60 familjeve të Zharrezit, të cilave iu dëmtuan banesat nga shpërthimet në puset e naftës. Kreu i komunës i bën apel kompanisë naftë-nxjerrëse të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi. 60 familje të fshatit Zharrëz në rrethin e Fierit, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga shpërthimet e provokuara nga kompania naftë-nxjerrëse, “Bankers Petroleum”, nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. 6 muaj më parë kompania që prej vitesh operon në këtë zonë u kishte premtuar këtyre familjeve se do t’i kompensonte për dëmet e shkaktuara, sakaq kjo mbeti vetëm në letër. Lidhur me këtë situate reagon edhe kreu i komunës, Zharrez, Taulant Gremi, i cili shprehet se banesat e këtyre familjeve janë drejt rrënimit.
”Përsa i përket problemit të dëmshpërblimeve lidhur me lëkundjet sizmike, deri tani nuk kemi asnjë dëmshpërblim. Me gjithë kontaktet që kemi kryer me autoritetet përkatëse, fakti është ky që deri tani ato 60 familje të cilat janë me të vërtetë në kushte katastrofike presin dëmshpërblim.” Banorët e Zharrëzit jashtë kamerave i bëjnë apel kompanisë ti dëmshpërblej, pasi në të kundërt do ngrihen sërish në protesta. Kjo nuk është hera e parë që konstatohen shkelje nga kompania kanadeze e naftës. Në muajin shtator të po këtij viti, edhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokës në Qarkun e Fierit ndëshkoi me gjobën 3.2 mln lekë të reja, kompaninë e hidrokarbureve Bankers Petroleum për shitjen dhe dhënien me qira të tokës me disa fermerë të komunave Zharrëz dhe Kuman. Nga ana e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtes së Tokave ky veprim është konsideruar i jashtëligjshëm, pasi fermerët nuk kanë vënë në dijeni institucionet vendore për lidhjen e këtyre marrëveshjeve. Për këto shkelje ligjore drejtoresha Valentina Duka tha se janë marrë masa nga INUK Fier për fermerët që kanë ndërtuar pa leje në këto sipërfaqe bujqësore. Drejtoria e Mbrojtjes së Tokave ka konstatuar 16 raste ku për 14 prej tyre janë vendosur gjoba
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com