Gjobitja nga doganat, reagon Bankers:
Dëmtim imazhi, do i drejtohemi gjykatës

Gjobitja nga doganat, reagon Bankers:<br />Dëmtim imazhi, do i drejtohemi gjykatës
TIRANË - Kompania Bankers Petroleum Albania ka reaguar sot në lidhje me njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për penalizim e kësaj kompanie.

Zëvendëspresidenti dhe Drejtorio i Përgjithshëm i Bankërs Petroleum Albania Ltd, Leonidha Çobo, ka deklaruar se, çdo vendim i administratës doganore për këtë çështje është në kundërshtim legjislacionin shqiptar.

Në njoftimin e bërë publik nga kompania thuhet se, “Bankers Petroleum Albania Ltd. (“Bankers”) është njohur me njoftimin publik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (“DPD”) ku bëhet me dije se është konstatuar shkelje e ligjit të akcizës nga shoqëria jonë, gjë për të cilën jemi ngarkuar me detyrim dhe gjobë.”

“Ju bëjmë me dije se çdo vendim i administratës doganore lidhur me pretendimin në fjalë është në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet”, bën të ditur kompania Bankers.

Në njoftimin për media nga kompania e naftës bëhet e ditur se, “gjithë veprimtaria e Bankers zhvillohet mbi bazën e ligjeve dhe marrëveshjeve të lidhura me shtetin shqiptar si edhe me institucionet që lëshojnë autorizimet sipas legjislacionit në fuqi. Bankers, për rastin e pretenduar, disponon të gjitha autorizimet e lëshuara nga institucionet shtetërore, përfshirë DPD, për përjashtimin e këtij lloji karburanti nga pagesa e akcizës. Këtë të drejtë Bankers ja garantojnë ligjet, marrëveshja koncesionare, aktet nënligjore dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave”.

Kompania Bankes bën të ditur se, për dëmtimin e imazhit nga ana e Drejtorisë së Doganave, do ti drejtohet gjykatave. “Për çdo paligjshmëri në vendimarrje dhe dëmtim të imazhit të shoqërisë, Bankers do të ushtrojë të drejtën e saj të ankimit administrativ dhe gjyqësor si dhe është e bindur që do rikonfirmohet qëndrimi i Bankers ndaj këtij akt-kontrolli”.

“Bankers e bazon veprimtarinë e saj mbi legjislacionin shqiptar dhe operon me standartet më të larta ndërkombëtare si edhe respekton parimet e tregut të lirë dhe konkurrencës së ndershme. Gjatë këtyre viteve të aktivitetit në Shqipëri, Bankers është kontribuesi më i madh në financat e shteti shqiptar”, përfundon njoftimi i bërë nga kompania e naftës.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar