TIRANE - Fakte të reja sjell i penduari tjetër i prokurorisë Ndriçim Gjokona. Ky i fundit tregon planin e plotë se si u vra Sokol Veizi, dhe se pas vrasjes Gjokona, Sinanaj dhe Mëhillaj kanë festuar së bashku duke ngrënë darkë.

Sinjali për vrasjen e Veizit ka ardhur me dy thirrje telefoni që Sinanaj i ka bërë Andonit, teksa ky qëndronte tek lokali “Kampionët”. Fill pas kësaj Mëhillaj është shprehur: ”Të kisha thënë mor plehër se do të mbuloj me ato gërmadha”.

Gjokona tregon dhe momentin se si është njohur me Mëhillajn, një bisedë të kryer brenda me të në det, dhe kërkesën për të verifikuar me imtësi Julian Sinanaj, pasi Andoni dyshonte se ishte agjent i SHIK-ut.